Pallati në Gjirokastër rrezikon të shembet, zbardhet raporti i Shërbimit Gjeologjik
Zbardhet raporti i Shërbimit Gjeologjik Kombëtar për rrëshqitjet në lagjen ‘Punëtori’ në Gjirokastër.
Burime të Ora News bëjnë me dijen se raporti kërkon masa emergjente për rrëshqitjen në zonë, duke kërkuar ndërhyrje përforcuese përreth pallatit 5 katesh dhe një banese private.
Sipas raportit banorët duhet të qëndrojnë të evakuuar deri në përfundim të ndërhyrjes.
Tri ditë më parë, përfaqësuesit e Shërbimit Gjeologjik kërkuan që banorët të largohen nga banesat e tyre. Të frikësuar e të pasigurt, banorët kërkuan përgjigje dhe zgjidhje të menjëhershme.
Sipas tyre, rrëshqitja e tokës filloi pas gërmimeve që po bëhen në një banesë në buzë në kodrës.
Punimet u ndaluan vetëm pas plasaritjes së sipërfaqes së terrenit ngjitur me pallatin ku banojnë 18 familje. Gjirokastra ka disa zona problematike veç kodrës në lagjen “Punëtore”, ku shpyllëzimi ka sjelle fenomene të tilla të rrezikshme për banorët dhe pronat e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



