Deklarata tronditëse: 20 shkurti do ketë vrasje të paralajmëruar!
Analisti Frrok Çupi ka deklaruar se Sali Berisha është një figurë e izoluar politikisht dhe shoqërisht, duke shtuar se ai jeton i rrethuar nga badigardë dhe i shkëputur nga jeta publike e zakonshme.
Në një deklaratë të fortë publike, Çupi u shpreh se vendi ka vuajtur nga veprimet e Berishës ndër vite, duke e cilësuar atë si një politikan të rrezikshëm që, sipas tij, ka shfrytëzuar vazhdimisht shtresat më të dobëta të shoqërisë për qëllime politike.
Sipas analistit, izolimi i ish-kryeministrit nuk është vetëm fizik, por edhe social e politik, pasi ai e ka kthyer mbijetesën në frikë dhe jeton në një rreth të ngushtë sigurie. Çupi tha se Berisha nuk mund të lëvizë lirshëm si qytetarët e tjerë dhe e përshkroi atë si një figurë të mbyllur dhe të shkëputur nga realiteti.
Ai bëri edhe komente të ashpra për mënyrën se si, sipas tij, janë përdorur individë të dobët apo të rinj për interesa politike gjatë karrierës së Berishës, duke e akuzuar për sjellje që ai i konsideron të dëmshme për vendin.
Në vijim të deklaratës së tij, Çupi paralajmëroi se protesta e 20 shkurtit, e thirrur nga Berisha, mund të shoqërohet me tensione serioze. Sipas analistit, ekziston rreziku që situata të përshkallëzohet në dhunë, duke folur për “vrasje të paralajmëruara” nëse situata nuk menaxhohet me kujdes.
“Berisha për shkak të rëndesës së madhe të krimeve dhe mashtrimeve tërë jetën, një njeri në një rreth të ngushtë të badigardëve, një njeri në këtë nivel nuk guxon të dalë nga shtëpia pa badigardë. Nuk mund të dalë në rrugë si gjithë të tjerët. Izolimin e tij nuk e përcaktojnë vetëm ujërat, e përkufizojnë fenomene sociale që janë obsesive. Ai tashmë e ka kthyer mbijetesën e tij në frikë. Saliu është një njeri plotësisht i izoluar. Të gjitha janë influencë e asaj që bën dhe frikës që ka. Saliu nuk shkon dot në Sheshin Skënderbej, është i izoluar.
Kjo është një sjellje barbare e përdorur në thellësitë e historisë, kryesisht në Mesjetë. Merren fëmijët dhe keqpërdoren; në zonat ku ka lindur Berisha, në Mesjetë fëmijët janë përdorur në mënyra absurde. Saliu e marton fëmijën 12 vjeç vetëm për ta parë të raskapitur, e ka problemin me më të dobëtit. Saliu e ka përdorur të dobëtin, dobësinë; kur ishte sekretar i partisë, përdorte keq studentët dhe adoleshentët. Berisha është i rrezikshëm dhe ka vuajtur ky vend prej tij, sepse përdor të dobëtin. Në protestën e 20 shkurti do të ketë vrasje të paralajmëruara.”, tha Çupi.
Deklaratat e tij kanë ndezur reagime dhe debate në opinionin publik, ndërsa pritet të shihet se si do të zhvillohet protesta e paralajmëruar dhe cilat do të jenë masat e sigurisë për mbarëvajtjen e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



