Rama niset drejt SHBA për firmosjen në Bordin e Paqes të iniciuar nga Trump

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Rama niset drejt SHBA për firmosjen në Bordin e Paqes të iniciuar nga Trump

Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Shteteve të Bashkuara për të firmosur në Bordin e Paqes të iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Vizita e kryeministrit në Uashington vjen në një moment të vështirë politik, ku zv/ kryeministrja Belinda Balluku eshte pezulluar, si e pandehur nga drejtesia dhe pritet t’i hapet rrugë SPAK-ut për arrestimi e saj. Edhe ndryshimet në kodin penal për të fituar imuniter nga drejtësia, u kritikuan ashper nga perfaqesuesi i Parlqmentit Evropian David McAllister.
Vizita e Edi Rames do të shoqërohet me mbulim të gjerë mediatik nga mediat pranë qeverisë në Tiranë, të cilat kanë paralajmëruar transmetime dhe raportime të drejtpërdrejta për aktivitetet e kryeministrit.

Megjithatë, udhëtimi ka nxitur edhe debate publike. Gazetarë, analistë dhe blogerë kanë hedhur hipoteza të ndryshme mbi qëllimin dhe prapaskenat e kësaj vizite. Një pjesë e komenteve spekulojnë mbi mundësinë e zhvillimeve apo situatave të paparashikuara që mund të lidhen me institucione të drejtësisë në SHBA.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për takime të tjera jashtë axhendës së deklaruar. Vizita konsiderohet një moment me peshë politike, ndërsa pritet të shihet se çfarë efekti diplomatik dhe të brendshëm do të prodhojë.

Publikuar nga Publik Media