E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flamur Noka dhe Xhelal Mziu nën hetim, akuzohen për goditje të qytetarëve
Lajme

Flamur Noka dhe Xhelal Mziu nën hetim, akuzohen për goditje të qytetarëve

Dy deputetë të Partia Demokratike e Shqipërisë, Flamur Noka dhe Xhelal Mziu, janë vënë nën hetim pas incidenteve të raportuara gjatë protestës së 20 shkurtit përpara Parlamentit.

Sipas njoftimit të policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasve F. N. dhe Xh. M. Pas kallëzimit të bërë nga shtetasit K. M. dhe T. T., pretendohet se gjatë tubimit të zhvilluar nga Partia Demokratike, ata janë shtyrë dhe goditur nga deputetët.

Sipas kallëzuesve, Hetem Toraj dhe një person tjetër i njohur i tij ndodheshin rastësisht në zonën para Parlamentit në momentin kur ka ndodhur përplasja.

Nga ana tjetër, sipas pretendimeve, deputetët i kanë konsideruar personat në fjalë si punonjës civilë policie që po arrestonin protestues, çka dyshohet të ketë sjellë edhe incidentin.

Çështja tashmë i është referuar Prokurorisë, e cila pritet të hetojë rrethanat e plota dhe përgjegjësitë eventuale të palëve të përfshira.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.