Aksident i rëndë në Tiranë, plagosen dy të rinj (EMRAT)
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën e Selvia në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një motor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy të rinj rreth 20 vjeç, Gledis Zefi dhe Abdurrahman Bollati, të cilët po udhëtonin me motor në momentin e aksidentit.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitali Universitar i Traumës.
Sipas informacioneve paraprake, Gledis Zefi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa Abdurrahman Bollati, i cili drejtonte motorin, është në gjendje të qëndrueshme.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



