Drejtësia nxjerr nga qelitë shoferët që i morën jetën 7-vjeçarit

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Pas aksidentit tragjik në Kthesa e Kamzës, ku një 7-vjeçar humbi jetën teksa lypte në rrugë, dy personat e përfshirë në ngjarje, Tomorr Shukulli dhe Valentina Koltraku, janë liruar nga qelia dhe tashmë ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak.

Fillimisht, Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar që ndaj tyre të vijonte masa e sigurisë “arrest me burg”. Megjithatë, Gjykata e Tiranës vendosi një masë më të butë, duke i lënë të dy nën arrest shtëpiak, ndërsa tragjedia ka lënë pas një fëmijë të pajetë dhe një familje të shkatërruar nga dhimbja.

Në dëshmitë e dhëna para trupës gjykuese, të dy personat kanë deklaruar se nuk e panë 7-vjeçarin në momentin e përplasjes. Sipas Shukullit, ai ishte ndalur pasi disa para i kishin rënë në tokë dhe po përpiqej t’i merrte, por nuk kishte vënë re praninë e fëmijës. Nga ana tjetër, Koltraku është shprehur se nuk kishte pamje të qartë të rrugës për shkak të pozicionit të saj pas një foristrade.

Sipas versionit të tyre, përplasja ka ndodhur për shkak të mungesës së dukshmërisë në ato momente. Megjithatë, ngjarja ka tronditur opinionin publik, pasi një fëmijë i mitur humbi jetën në pak sekonda në një zonë shumë të frekuentuar.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se paratë që i ranë fëmijës në rrugë u kthyen në shkakun fatal të tragjedisë. Ndërkohë, vendimi për lirimin e të dyshuarve nga qelia ka ngjallur reagime dhe debat në publik, duke ngritur pikëpyetje për mënyrën se si po trajtohet një ngjarje kaq e rëndë nga drejtësia.

Publikuar nga Publik Media