EMRI/ Aksident fatal në Itali, humb jetën i riu shqiptar

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Një aksident tragjik është regjistruar në Italia, ku si pasojë e përplasjes mes një automjeti që transportonte punëtorë shqiptarë dhe një kamioni ka humbur jetën një i ri shqiptar.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në mëngjes në territorin e Naro, ku për shkaqe që ende po hetohen nga Karabinierët, janë përplasur një automjet me punëtorë shqiptarë dhe një kamion që transportonte fruta dhe perime.

Në automjet udhëtonte një grup punëtorësh shqiptarë. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën Flori Topalli, 24 vjeç.

Ndërkohë, disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe drejtuesi i automjetit, i cili raportohet në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Pas aksidentit, Rruga Shtetërore 410 është mbyllur përkohësisht në të dy drejtimet në kilometrin 14,432, ndërsa autoritetet po kryejnë verifikimet për të rindërtuar dinamikën e plotë të ngjarjes.

Publikuar nga Publik Media