E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I kërkoi favore seksuale për të ulur kamatën e borxhit, dënohet shqiptari në Itali
Lajme

I kërkoi favore seksuale për të ulur kamatën e borxhit, dënohet shqiptari në Itali

Po përjetonte një moment të vështirë ekonomik dhe kërkon borxh një mijë euro nga një shqiptar, i cili më pas i kërkon jo vetëm me interes të lartë, 1500 euro, por edhe me favore seksuale për të ulur kamatën.

Kjo është ajo shkruan portali italian Centropagina.it, për historinë e një gruaje 55-vjeçare italiane të papunë nga komuna Montemarçiano, në rajonin e Ankonës, e cila i kishte marë borxh një shqiptari 25-vjeçar, i cili tashmë është dënuar.

“Paguaj ose të preva gurmazin”, “Ti e di si punojmë ne”, këto janë disa nga frazat që citohen.

Faktet i referohen një ngjarje të vitit 2012, por në kohën që italiania i kishte bërë gati paratë, shqiptari kishte rënë në burg për një çështje tjetër.

Pasi doli nga burgu, shqiptari i kërkoi paratë gruas, duke i kërkuar edhe favore seksuale. Ajo lajëmroi karabinierët, që më pas e arrestuan 25-vjeçarin në korrik të vitit 2012. Sot, gjykata e vendosi ta dënojë me gjashtë muaj burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.