E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I mituri 11-vjeçar humb kontaktet me familjen e tij në Tiranë
Lajme

I mituri 11-vjeçar humb kontaktet me familjen e tij në Tiranë

Prej më shumë se 24 orësh, një fëmijë 11-vjeçar rezulton i zhdukur në Tiranë, duke alarmuar familjen dhe autoritetet.

I mituri ka humbur kontaktet me të afërmit paraditen e djeshme, rreth orës 09:00–10:00, dhe që nga ai moment nuk ka dhënë asnjë shenjë për vendndodhjen e tij.

Sipas familjarëve, hera e fundit kur është parë, 11-vjeçari ishte i veshur me rroba të zeza dhe atlete bardh e zi. Çdo përpjekje për ta kontaktuar ka rezultuar e pasuksesshme, ndërsa orët që kalojnë shtojnë ankthin e të afërmve.

Rasti është denoncuar në komisariatin përkatës në Tiranë dhe familja kërkon ndihmën e kujtdo që mund të ketë informacion. Çdo person që mund ta ketë parë fëmijën apo ka dijeni për lëvizjet e tij, ftohet të kontaktojë menjëherë autoritetet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.