E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Franca nisën aeroplanmbajtësen Charles de Gaulle në Lindjen e Mesme
Lajme

Franca nisën aeroplanmbajtësen Charles de Gaulle në Lindjen e Mesme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka urdhëruar zhvendosjen e aeroplanmbajtëses Charles de Gaulle drejt Mesdheut, në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm.

Në një fjalim drejtuar kombit, Macron foli hapur për përkeqësimin e situatës në rajon, duke nënvizuar se përplasjet e fundit rrezikojnë stabilitetin më të gjerë ndërkombëtar. Ai deklaroi se Franca nuk mund të mbështesë veprime që, sipas tij, bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare, duke iu referuar ndërhyrjeve të Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Irani.

Sipas Macron, kriza që nisi me sulme ndaj Iranit po merr përmasa rajonale, duke rrezikuar paqen dhe sigurinë në një zonë strategjike për tregtinë dhe energjinë globale.

Aeroplanmbajtësja franceze ndodhej më herët në Deti Baltik, ku po merrte pjesë në stërvitje të NATO. Tashmë ajo do të zhvendoset në Mesdhe si pjesë e një strategjie më të gjerë ushtarake.

Kreu i Elizesë bëri të ditur gjithashtu se Franca do të dislokojë sisteme raketore dhe mjete kundër dronëve, si dhe fregatën Languedoc pranë brigjeve të Qipro, me synim forcimin e mbrojtjes së ishullit.

Në përfundim, Macron theksoi se Parisi po punon për krijimin e një koalicioni ndërkombëtar që do të garantojë lirinë e lundrimit në Ngushtica e Hormuzit, një nga pikat më të ndjeshme për qarkullimin e naftës dhe tregtinë globale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.