Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka njoftuar arrestimin në flagrancë të tre shtetasve, si dhe shpalljen në kërkim të Drejtorit të Shërbimeve Komunitare, pas një aksidenti të ndodhur gjatë punës në qytetin e Gjirokastër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan shtetasit P. Ç., 46 vjeç, A. B., 61 vjeç dhe A. L., 58 vjeç, të tre banues në Gjirokastër, me detyrë “Përgjegjës” në Sektorin e Mirëmbajtjes pranë Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare. Ata dyshohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Sipas policisë, procedimi nisi pas një ngjarjeje të regjistruar më 3 mars 2026, rreth orës 13:30, në lagjen “Zinxhira”, ku gjatë punës për pastrimin e një objekti, një punonjës 55 vjeç dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i godinës. I dëmtuari ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
Në vijim të hetimeve, autoritetet kanë shpallur në kërkim Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare në Gjirokastër, shtetasin Adriatik Onjea, 54 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Sipas njoftimit zyrtar, ai nuk është paraqitur për të dhënë shpjegime dhe për të vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar në kuadër të hetimit.
Për rastin është njoftuar gjithashtu Inspektorati i Punës, ndërsa strukturat përkatëse vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit P. Ç., 46 vjeç, A. B., 61 vjeç dhe A. L., 58 vjeç, të tre banues në Gjirokastër, me detyrë “Përgjegjës” në Sektorin e Mirëmbajtjes në Drejtorinë e Shërbimeve Komunitare, Gjirokastër, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Veprimet procedurale u kryen pasi më datë 03.03.2026, rreth orës 13:30, në lagjen “Zinxhira”, gjatë punës për pastrimin e një objekti, një punonjës 55 vjeç, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i objektit, dhe aktualisht është në kujdesin e mjekëve.
Më tej, në lidhje me këtë rast është shpallur në kërkim Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare, Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi Adriatik Onjea 54 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nuk është paraqitur të jap shpjegime dhe të vërë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm për hetimin e plotë të këtij rasti.
Gjithashtu, në lidhje me rastin është njoftuar Inspektoritati i Punës.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të përgjegjësive të shtetasve të dyshuar për këtë ngjarje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.







