E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjeti çantën me mijëra dollarë, qytetari e dorëzon në policinë e Sarandës
Lajme

Gjeti çantën me mijëra dollarë, qytetari e dorëzon në policinë e Sarandës

Një qytetar në Sarandë ka dhënë një shembull të rrallë ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare, pasi ka dorëzuar në polici një çantë të humbur brenda së cilës ndodheshin 17 mijë dollarë dhe dokumente personale.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, shtetasi me inicialet R. Sh. ka gjetur çantën një ditë më parë dhe është paraqitur menjëherë në komisariatin e policisë për ta dorëzuar.

Brenda çantës ndodheshin dokumentet personale të një shtetaseje ukrainase me inicialet L. K., si dhe një shumë monetare prej 17 mijë dollarësh.

Pas dorëzimit të çantës, shërbimet e policisë në Komisariati i Policisë Sarandë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kontaktimin e pronares së saj. Dokumentet dhe shuma e parave iu kthyen sot shtetases ukrainase.

Autoritetet e policisë e kanë vlerësuar këtë veprim si një shembull të qartë të ndershmërisë dhe përgjegjshmërisë qytetare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve për forcimin e sigurisë dhe besimit në komunitet.

Në reagimin e saj, policia ka falënderuar publikisht qytetarin për gjestin e tij, duke e cilësuar atë një model pozitiv që meriton të promovohet dhe të ndiqet nga të gjithë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.