E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksioni i SPAK në Vlorë, arrestohet ish-zyrtari i lartë i Policisë
Flash

Aksioni i SPAK në Vlorë, arrestohet ish-zyrtari i lartë i Policisë

Një operacion i gjerë i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të 7 marsit 2026 në qytetin e Vlorës, duke çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në aktivitete të rënda kriminale.

Aksioni nisi rreth orës 04:00 dhe zgjati për afro gjashtë orë. Në operacion morën pjesë forcat speciale RENEA, FNSH dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët realizuan kontrolle në disa zona të qytetit.

Sipas burimeve nga hetimi, ndërhyrja është pjesë e një dosjeje që lidhet me hetimet për dy vrasje, si dhe për disa episode të dyshuara të trafikut të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve, agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontroll edhe në një bazë që dyshohet se përdorej nga një person i njohur në Vlorë, Inez Hajrulla.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se janë lëshuar shtatë urdhërarreste. Mes personave të ndaluar ndodhet edhe Rezart Kuçi, ish-shef i krimeve në Komisariatin Nr.1 në Tiranë.

Ai dyshohet për shpërdorim detyre, përfshirje në trafik droge dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

Operacioni i zhvilluar nga SPAK në Vlorë konsiderohet si një nga ndërhyrjet më të fundit të drejtësisë kundër grupeve kriminale që dyshohet se operojnë në trafikun e drogës dhe janë të lidhura me ngjarje të rënda kriminale në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.