E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbaruan socialistët? Rama rekruton një tjetër drejtuese nga PD te quajtur Sara Bodo
Lajme

Mbaruan socialistët? Rama rekruton një tjetër drejtuese nga PD te quajtur Sara Bodo

“Kur erdhi tek ne, tha ku paskam qenë”

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në mazhorancë po bashkohen edhe figura që më parë kanë qenë pjesë e opozitës. Gjatë një komunikimi me qytetarët në Prrenjas, ai ironizoi protestat e opozitës dhe theksoi se gjithnjë e më shumë demokratë po i bashkohen qeverisë.

“Shqipëria nuk kthehet më mbrapa, do ta çojmë përpara me të gjithë demokratët që e gjejnë rrugën. Rrugën do ta hapim ne dhe nuk janë pak”, u shpreh Rama.

Në fjalën e tij, kryeministri përmendi edhe rastin e drejtueses së Agjencia Kombëtare e Rinisë, duke theksuar se ajo ka qenë më parë pjesë e strukturave të Partia Demokratike e Shqipërisë.

“Drejtuesja e Agjencisë së Rinisë ka qenë udhëheqëse e rinisë së PD-së dhe thotë: ‘Ku paskam qenë?’ Pse, a nuk e sheh që është mes njerëzish dhe jo mes qorrash”, deklaroi Rama.

Drejtoresha në fjalë është Sara Bodo, e cila sipas faqes zyrtare të institucionit drejton aktualisht Agjencinë Kombëtare të Rinisë.

Në vitin 2021, Bodo u prezantua publikisht si kryetare e Forumi Rinor i Partisë Demokratike në Vlorë. Në atë periudhë ajo ishte mbështetëse e ish-kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Sipas të dhënave zyrtare, Sara Bodo është emëruar në krye të Agjencisë Kombëtare të Rinisë në tetor të vitit 2025.

Në njoftimin e institucionit thuhet se ajo ka një formim akademik në Itali dhe në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe përvojë në sektorin publik dhe privat. Gjithashtu theksohet angazhimi i saj me të rinjtë dhe shoqërinë civile.

“Agjencia Kombëtare e Rinisë mirëpret znj. Sara Bodo në cilësinë e saj zyrtare si drejtoreshë të institucionit, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri dhe të rëndësishëm për politikat rinore në vend”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Institucioni thekson se nën drejtimin e saj do të vijojë puna për forcimin e rolit të të rinjve në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit, duke u fokusuar në politika dhe programe që synojnë përfshirjen dhe mbështetjen e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.