Dyshohet se piu fostoksinë, ndërron jetë 23-vjeçarja (Emri)
Një ngjarje tragjike është shënuar në Tiranë, ku një vajzë e re ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fostoksinë.
Sipas informacioneve paraprake, e reja është transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur t’i mbijetojë helmimit.
Viktima është identifikuar si Xhuana Nikolli. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo ishte dërguar në gjendje të rëndë drejt spitalit, ndërsa situata e saj shëndetësore u përkeqësua shpejt.
Ndërkohë, burime paraprake sugjerojnë se para ngjarjes mund të ketë pasur një konflikt me partnerin e saj, ku pretendohet edhe për dhunë. Megjithatë, këto rrethana mbeten ende të paqarta dhe pritet që të verifikohen nga hetimet e autoriteteve.
Ngjarja shkaktoi edhe konfuzion në rrjetet sociale, pasi në fillim u raportua gabimisht se viktima ishte Xhovana Nikolli, një personazh i njohur në rrjete. Kjo u përgënjeshtrua më pas nga vetë ajo, e cila sqaroi se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




