E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja e 25-vjeçares, ish-vjehrra e Xhuana Nikollajt thyen heshtjen
Lajme

Vdekja e 25-vjeçares, ish-vjehrra e Xhuana Nikollajt thyen heshtjen

“E ndjera është atje ku nuk duhet të ishte!”

Një ngjarje tragjike që ka tronditur mbarë opinionin publik në Shqipëri ka rikthyer në vëmendje debatet mbi dhunën dhe pasojat e saj. Një 25-vjeçare nga Lezhë i dha fund jetës në rrethana të rënda, duke konsumuar fostoksinë, ndërsa dyshimet paraprake lidhen me konflikte dhe dhunë të mundshme nga ish-bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi, i cili është larguar dhe ndodhet në arrati.

Ngjarja ka nxitur reagime të forta publike dhe kërkesa për zbardhjen e plotë të së vërtetës, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat që çuan në këtë akt ekstrem.

Në një ndërhyrje telefonike për emisionin Me Zemër të Hapur, ka reaguar për herë të parë ish-vjehrra e Xhuana Nikollaj.

Ajo u shpreh shkurtimisht, duke theksuar se nuk dëshironte të zgjaste deklaratën e saj, në shenjë respekti për të ndjerën. Në fjalët e saj, ajo la të kuptohej dhimbja dhe tronditja për ngjarjen, duke nënvizuar se situata është tepër e rëndë për t’u komentuar gjatë.

“Dua të respektoj të ndjerën që është atje ku nuk duhet të ishte!”, u shpreh ajo.

Ish-vjehrra ka qenë gjithashtu në qendër të akuzave dhe aludimeve në media, ku është përmendur si një person që mund të ketë ushtruar dhunë gjatë periudhës së martesës së çiftit. Megjithatë, ajo nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme mbi këto pretendime në këtë dalje të parë publike.

Ndërkohë, çështja vijon të jetë nën hetim dhe pritet që autoritetet të hedhin dritë mbi përgjegjësitë dhe dinamikën e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.