E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi për TikTok-un, Rama sulmon Gjykatën Kushtetuese
Lajme

Vendimi për TikTok-un, Rama sulmon Gjykatën Kushtetuese

“Mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve ishin gabim”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë lidhur me mbylljen e përkohshme të platformës TikTok, duke ironizuar argumentimin e gjykatës se masa e ndërmarrë nga qeveria cenoi lirinë e shprehjes.

Në reagimin e tij, Rama tha se sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese rezulton sikur shumica dërrmuese e prindërve dhe mësuesve shqiptarë kanë qenë gabim kur kërkuan mbylljen e përkohshme të platformës.

Sipas kryeministrit, vendimi i qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok-ut solli rezultate konkrete, pasi kompania ndërmori masa shtesë për kontrollin dhe sigurinë e përmbajtjeve në platformë.

Rama theksoi se rihapja e rrjetit social u bë pas mirëkuptimit me kompaninë dhe ndryshimeve të ndërmarra prej saj, duke shtuar se këto masa nuk do të kishin ardhur pa vendimin e mëparshëm për bllokimin e përkohshëm.

“Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TikTok-ut. Fatmirësisht ne e rihapëm TikTok-un falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat ekstra që u morën prej saj, pikërisht falë mbylljes, sepse po të ishte për Gjykatën Kushtetuese nuk do të ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive nuk do të kishin ardhur,” shkroi Rama.

Ai shtoi gjithashtu se, sipas tij, falë mbylljes së përkohshme prindërit dhe mësuesit sot mund të ndihen më të qetë, ndërsa vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të inkurajojë shpifjet në hapësirën digjitale.

Reagimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut! Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht falë mbylljes, se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot!

Falë asaj mbylljes sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.