E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekuestrohen 4 makinat me vlerë 200 mijë euro në Tiranë
Lajme

Sekuestrohen 4 makinat me vlerë 200 mijë euro në Tiranë

Dyshohet se u vodhën në Europë dhe SHBA për t’u shitur në Shqipëri

Operacioni policor i koduar Stolen Line vijon me rezultate konkrete, teksa autoritetet kanë sekuestruar katër automjete luksoze dhe kanë proceduar penalisht dy persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pas një pune hetimore të thelluar për goditjen e rrjeteve të trafikimit të mjeteve të vjedhura, kanë arritur të identifikojnë dhe të referojnë materialet përkatëse në organin e akuzës ndaj disa shtetasve të përfshirë.

Në këtë kuadër, është nisur procedim penal ndaj shtetasit S. C., i cili dyshohet se ka futur në vend një automjet tip Jeep të vjedhur në Itali, me synim tregtimin e tij në tregun vendas.

Po ashtu, nën hetim është vënë edhe shtetasi E. Ç., i cili dyshohet se ka trafikuar një automjet tip Range Rover, i raportuar si i vjedhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur shtetasit E. J. dhe R. R. Sipas hetimeve, i pari dyshohet se ka trafikuar një automjet tip BMW të vjedhur në Gjermani, ndërsa i dyti një automjet tip Seat Cupra të vjedhur në Itali. Të dy mjetet dyshohet se do të shiteshin në Shqipëri.

Automjetet e sekuestruara, me një vlerë të përgjithshme që arrin rreth 200 mijë euro, janë marrë në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.