“Qilizëm” në Prokurorinë e Tiranës
Dritan Rreshka dërrmon “strofkullën” e Petrit Fushës, rrëzohet klani i Rovena-Llalla
Ndryshimet në organin e akuzës sa vijnë edhe shtohen, ndërkohë këto ndryshime këtë rradhë kanë prekur edhe Prokurorinë e Tiranës.
Prokurori i ri i Tiranës, Dritan Rreshka ka firmosur ndryshimet e para në prokurorinë e kryeqytetit, ku Valentin Preçi dhe Kaso Berberi janë komanduar shefa seksioni.
Preçi ka marrë postin e shefit të seksionit kundër pronës ndërsa Berberi ka marrë postin e shefit të ekzekutimeve të vendimeve penale.
Ndërkohë edhe prokurori Gjergj Tako nga prokuror i ekzekutimeve penale, kalon prokuror i thjeshtë.
Ndërsa Arben Nela dhe Erion Pano vazhdojnë të mbajnë postin e zv/prokurorit të Tiranës.
Dritan Rreshka u emërua në krye të Prokurorisë së Tiranës me 29 dhjetori 2017 , kohë kur kryeprokurorja e re e përkohshme largoi nga drejtimi i prokurorisë paraardhësin e Rreshkës, Petrit Fusha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



