Kreu i Policisë së Shtetit, VonHorn zbarkon në Ministrinë e Brendshme
E dërguara me punë e Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn, është paraqitur në ambientet e Ministrisë së Brendshme, në një moment kyç për drejtimin e Policisë së Shtetit.
Vizita e saj përkon me nisjen e fazës së intervistimit për kandidatët që garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, pas largimit nga detyra të Ilir Prodës.
Procesi i përzgjedhjes po zhvillohet sipas rendit alfabetik, ndërsa i pari që është paraqitur për intervistë ka qenë Afrim Tafa, aktualisht në krye të Policisë së Durrësit.
Në total, janë 14 kandidatë në garë për drejtimin e institucionit më të lartë të rendit në vend:
- Afrim Tafa
- Alfred Çepe
- Arjanit Arapi
- Elidon Çela
- Gentian Berberi
- Gentjan Shehaj
- Idajet Faskaj
- Lorenc Panganika
- Neritan Nallbati
- Pëllumb Seferi
- Rebani Jaupi
- Saimir Boshnjaku
- Skënder Hita
- Tonin Vocaj
Intervistimet pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa në përfundim të këtij procesi do të përzgjidhet drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, një pozicion kyç për sigurinë dhe rendin publik në vend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



