E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Incident i pazakontë! Anija largohet pa leje nga porti i Durrësit
Lajme

Incident i pazakontë! Anija largohet pa leje nga porti i Durrësit

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Porti i Durrësit, ku autoritetet kufitare kanë nisur procedim penal ndaj kapitenit të një anijeje tregtare, i dyshuar për shkelje të rregullave detare dhe kufitare.

Specialistët e DVKM Durrës kanë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” ndaj shtetasit turk A. K., 39 vjeç, i cili ushtronte detyrën e kapitenit të anijes.

Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se është larguar nga porti pa njoftuar autoritetet përkatëse dhe pa përmbushur procedurat ligjore të detyrueshme që paraprijnë daljen nga territori detar shqiptar.

Nga informacionet e bëra publike nga Kapiteneria e Portit Detar Durrës, bëhet fjalë për anijen “Stefany”, me flamur të Panama, e prodhuar në vitin 1995. Gjatë verifikimeve është konstatuar një mospërputhje në sasinë e ngarkesës së deklaruar.

Konkretisht, anija kishte shkarkuar rreth 3300 ton superfosfat në zonën e Porto Romano, por kontrollet zbuluan një mungesë prej afro 70 tonësh, çka ka ngritur dyshime për parregullsi të tjera të mundshme.

Përveç kësaj, largimi i mjetit lundrues nga ujërat shqiptare pa përfunduar procedurat standarde të kontrollit ka shtuar dyshimet e autoriteteve, të cilat tashmë kanë nisur hetime më të thelluara për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.