Skënder Hita emërohet në krye të Policisë së Shtetit
Qeveria ka miratuar emërimin e Skënder Hitës në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke zyrtarizuar drejtuesin e ri të një prej institucioneve kyçe të sigurisë në vend.
Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, ndërsa Hita pritet të marrë menjëherë detyrën dhe të nisë organizimin e strukturës drejtuese të policisë.
Emërimi vjen në një moment të ndjeshëm për rendin dhe sigurinë publike, me sfida të theksuara në luftën kundër kriminalitetit dhe forcimin e besimit të qytetarëve tek institucionet e rendit.
Në krye të Policisë së Shtetit, Hita do të ketë përgjegjësinë për drejtimin operacional të forcave policore, zbatimin e politikave të sigurisë dhe koordinimin me institucionet e tjera ligjzbatuese.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



