E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë: Proda u takua me Suel Çelën në Elbasan para se të largohej
Lajme

Deklarata e fortë: Proda u takua me Suel Çelën në Elbasan para se të largohej

Bardhi: SPAK të verifikojë kamerat

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë akuza të rënda në drejtim të strukturave të rendit dhe qeverisë, gjatë një interviste televizive.

Bardhi deklaroi se Ilir Proda është takuar në Elbasan me Suel Çela, një emër i njohur për drejtësinë dhe aktualisht në kërkim.

Sipas tij, ky pretendim duhet të verifikohet nga SPAK përmes pamjeve filmike. Ai i bëri thirrje organit të posaçëm të mbledhë dhe të analizojë kamerat e sigurisë për të hedhur dritë mbi këtë çështje.

Në vijim të deklaratës, Bardhi akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, duke pretenduar se ekziston një vullnet politik për të vënë Policinë e Shtetit në shërbim të krimit të organizuar.

Ai shtoi se, nëse sipas tij kjo qasje vazhdon, emrat e drejtuesve të policisë bëhen të parëndësishëm përballë asaj që e cilësoi si një problem më i madh institucional.

“Unë ndjej keqardhje sepse Paraardhësi i zotërisë ka qenë për analizën vjetore dhe jashtë drejtorisë është pritur dhe takuar me atë që e kishte emëruar, me Suel Çelën, në Elbasan personi që është në kërkim. Ftoj prokurorinë e posaçme të verifikojë të mbledhë kamerat dhe të verifikojë këtë që unë po them. Pra sa kohë vullneti i Ramës është që policinë t’ja dorëzojë krimit të organizuar, nuk ka rëndësi kë vendos”, tha Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.