U përjashtua nga PD, shpërthen Alesia Balliu: Flamur Noka, gomari i Saliut
Juristja Alesia Balliu, e përjashtuar së fundmi nga strukturat e Partia Demokratike e Shqipërisë në Elbasan, ka reaguar ashpër ndaj vendimit, duke e cilësuar atë si një akt që, sipas saj, e vendos në të njëjtin pozicion historik me Azem Hajdari, i cili gjithashtu ishte përjashtuar nga kjo forcë politike.
Në një deklaratë publike, Balliu e interpretoi përjashtimin si pasojë të frikës nga gara dhe mendimi ndryshe brenda partisë, duke drejtuar kritika të forta ndaj kryetarit Sali Berisha dhe sekretarit të përgjithshëm Flamur Noka.
Ajo u shpreh:
“Jam lartësuar pasi Sali Berisha më ka privilegjuar duke më vënë në krah të demokratëve, në krah të individëve që guxojnë e luftojnë, në krah të individëve që ngrenë zërin. Më ka renditur në krah të Azem Hajdarit. Kështu që për mua është privilegj të renditem në krah të Azem Hajdarit. Ku përjashtim është bërë sepse unë hodha kandidaturën për kryetare të PD-së. Berisha e merr këtë vendim sepse ka frikë garën dhe mendimin ndryshe.
Kur del Flamur Noka në konferencë për mediat, edhe mikrofonat rrinë serioz. Jo nga respekti, por nga frika se çfarë budallallëku do thotë. Pasi ky person ka një horizont të kufizuar mendor. Roli i tij në PD është roli i gomarit të Sali Berishës, si gomari i Sanço Panços. Sot Noka nuk përfaqëson opozitën.”
Balliu vijoi më tej me akuza të drejtpërdrejta ndaj drejtimit aktual të Partisë Demokratike, duke e konsideruar Sali Berishën si përgjegjësin kryesor për gjendjen në të cilën ndodhet opozita sot. Ajo ngriti gjithashtu dyshime për lidhje të disa eksponentëve të PD-së me qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.
“Dhe nuk e lejon askënd që mendon ndryshe nga ai që të garojë dhe që kjo parti të ketë meritokraci. Pasi ai e ka shndërruar këtë parti në funksion të tijin personal dhe rrethit të tij të ngushtë klientelist. Sali Berisha është shkaku kryesor pse opozita sot është në opozitë dhe pse opozita sot nuk vjen në pushtet. Individë të PD-së janë të lidhur me qeverinë dhe bëjnë pazare dhe nëpër media bëjnë sikur e sulmojnë qeverinë. Berisha po përdor metodat e Enver Hoxhës për të përjashtuar çdo zë kundër. Linja ime ka qenë linjë kundër Berishës, jo kundër PD-së. Berisha është kundër drejtësisë dhe ndërkombëtarëve. Sot dëmin më të madh Shqipërisë po ja bën vetëm Sali Berisha, duke mbajtur peng opozitën dhe duke lënë PS-në pa kundërshtarë”, shtoi Balliu.
Deklaratat e saj pritet të thellojnë përplasjet brenda opozitës, në një moment kur debatet për drejtimin dhe të ardhmen e Partisë Demokratike mbeten të hapura.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



