Aksident fatal në aksin Fushë Krujë-Vorë, humb jetën një person

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë KrujëVorë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila ka humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si Ura e Gjoles.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Publikuar nga Publik Media