E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Horror në Dibër! Trupi i një gruaje gjendet i ndarë në disa pjesë
Lajme

Horror në Dibër! Trupi i një gruaje gjendet i ndarë në disa pjesë

Trupi i pajetë i një gruaje rreth 70 vjeçe është gjetur në një zonë të pyllëzuar në Njësinë Administrative Maqellarë, në Bashkinë Dibër.

Sipas të dhënave paraprake, gruaja ishte larguar nga banesa rreth tre muaj më parë dhe prej asaj kohe nuk ishte bërë e mundur gjetja e saj.

Trupi është gjetur i ndarë në disa pjesë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar grupi hetimor dhe Prokurori i Dibrës, Abaz Muça. Autoritetet kanë nisur verifikimet për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.

Në këtë fazë nuk është përcaktuar nëse dëmtimet janë shkaktuar nga kafshë të egra apo kanë ardhur si pasojë e rrethanave të tjera.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes dhe të ndihmojë hetuesit në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.