E rëndë në Tiranë, 12-vjeçari humb jetën në spital, dyshohet për arrest kardiak
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën në një spital gjatë ditës së djeshme.
Sipas të dhënave paraprake, i mituri dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, ndërsa pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, nuk ka mundur të mbijetojë.
Rasti është referuar për verifikim nga autoritetet, të cilat pritet të hedhin dritë mbi rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në humbjen e jetës së 12-vjeçarit.
Priten të dhëna të tjera zyrtare për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një problem të papritur shëndetësor apo nëse ekzistojnë rrethana të tjera që duhet të hetohen.
Deri në zbardhjen e plotë të rastit, dyshimi për arrest kardiak mbetet një informacion paraprak.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



