Rritja e çmimeve në Shqipëri vijon të shqetësojë konsumatorët, ndërsa së fundmi janë shtrenjtuar ndjeshëm edhe frutat e stinës.
Pas perimeve, tashmë edhe kumbullat kanë arritur çmime tepër të larta në treg. Ato tashmë po shiten deri në 22 mijë e 409 lekë të vjetra për kilogram, një nivel që konsiderohet i papërballueshëm për shumë familje.
Qytetarët kanë reaguar me indinjatë, duke e cilësuar këtë situatë si abuzim të vazhdueshëm me çmimet, të cilat sipas tyre po rriten dita-ditës pa asnjë kontroll real nga institucionet përkatëse.
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, sidomos në sezonin kur pritet bollëk prodhimi vendas, ka ngritur pikëpyetje mbi funksionimin e tregut dhe mekanizmat e kontrollit, duke shtuar presionin mbi buxhetet familjare.







