Zjarri te “Arlis Shpk”, banorët: Ndërtime të dobëta dhe pa standarde

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Akuza për mungesë kontrolli në kolaudim

Zjarri i rënë në një pallat të kompleksit “Arlis Shpk” ka rikthyer në vëmendje shqetësimet e banorëve për cilësinë e ndërtimeve dhe mungesën e kontrolleve të rrepta në procesin e kolaudimit të banesave.

Në zonën ku ndodhi ngjarja, qytetarët shprehen të alarmuar, duke ngritur dyshime serioze mbi standardet e ndërtimit. Sipas tyre, problematikat nuk lidhen vetëm me rastin konkret, por janë tregues i një fenomeni më të gjerë që prek sigurinë e banesave.

Një prej banorëve, i pranishëm në vendngjarje, theksoi se problemet nisin që në fazën e ndërtimit, duke lënë të kuptohet se mungesa e cilësisë dhe mbikëqyrjes krijon pasoja të rënda më vonë.

“Erdha të shikoj, që nga ndërtimi është i dobët, pastaj pasojat dihen. Nuk ka asnjë kontroll në ndërtimin e banesave. Mbaro punë dhe pa kolauduar hyjnë njerëzit brenda, se janë hallexhinj. Kurse ndërtesat në qendër janë për të tjerë njerëz,” u shpreh qytetari.

Ngjarja ka rindezur diskutimet mbi përgjegjësinë institucionale dhe nevojën për forcimin e mekanizmave të kontrollit në sektorin e ndërtimit, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe respektimin e standardeve ligjore.

Publikuar nga Publik Media