Zjarr në një apartament në kompleksin ‘Kika 1’ në ‘Komunën e Parisit’
Një apartament në një pallat 9-katësh në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë të dielë.
Zjarri ka rënë në katin e shtatë të godinës në kompleksin ‘Kika 1’, ndërsa shkaqet e tij mbeten ende të paqarta dhe janë në proces verifikimi nga autoritetet përkatëse.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë, duke arritur të lokalizojnë dhe më pas të shuajnë flakët, çka bëri të mundur parandalimin e përhapjes së zjarrit në apartamentet e tjera të pallatit.
Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohen persona të lënduar, pasi në momentin e shpërthimit të zjarrit, në banesë nuk ndodhej asnjë person.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



