Korreshi shpërthen ndaj Shëndetësisë: Si mund të jeni kaq fëlliqësira

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka reaguar me tone të forta ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pas kundërpërgjigjes së kësaj të fundit lidhur me denoncimet për mungesë infrastrukture dhe medikamentesh në spitalin e Lushnjes.

Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, Korreshi ka renditur një listë të gjatë barnash që, sipas tij, mungojnë në mënyrë të përsëritur në këtë spital. Ai thekson se në shumë raste pacientët detyrohen t’i sigurojnë vetë ilaçet, për shkak të mungesës në institucionin shëndetësor.

REAGIMI I PLOTË;

Ministria e Shendetesise paska reaguar!

O Zot!!

Po si mund te jeni kaq fëllqësira.

Mungojne keto medikamente :

Paracetamoli intravenoz ( temperature e larte , dhimbje) . ( ndjehet me shume mungesa te urgjenca e te rriturve edhe pediatrise )
omeprazoli intravenoz ( dhimbje stomaku)
Tramadol ampule (dhimbje)
Diklofenak ampule ( dhimbje )
Buskopan ampule ( per dhimbje barku)
Prometazine ampule ( per alergji )
Amiodarone ampule ( per rrahje te larta zemre )
Vigonat ( mungojne disa here gjate vitit , shumicen e kohes ne pediatri )
Serumet ringer ( mungojne shumicen e kohes ne repartin e maternitetit dhe urgjences te te rriturve)
Antibiotiku levofloksacine intravenoze (mungon shumicen e kohes ne repartin e kirurgjise, infektiv )
Antibiotiku amikacine ( mungon shumicen e kohes ne repartin e pediatrise)
⁠Antibiotiku ceftriakson intravenoz , mungon aktualisht ne pediatri .Femijet e shtruar qe e kane terapi ne mjekim duhet ta blejne sepse spitali nuk ja mundeson sepse shpesh here i del mungese edhe i detyrojne mjeket te bejne terapi me antibiotike te tjere kur realisht i duhet ky lloj. Mungon edhe ne pavionin e infektivit ku eshte i domosdoshem per trajtimin e shume diagnozave te ndryshme.

Per te tjerat neser ne Spital takohemi.

Në fund të reagimit, deputeti paralajmëron se do të vijojë denoncimet e tij edhe drejtpërdrejt në ambientet e spitalit, duke e çuar më tej përballjen me institucionet përgjegjëse.

Publikuar nga Publik Media