Pas spektaklit të së hënës, këngëtarja Jonida Maliqi vendosi të largohet nga Ferma VIP, duke surprizuar publikun dhe ndjekësit e formatit.
Largimi i saj ndodhi pas mesnatës dhe fillimisht u shoqërua me aludime të ndryshme në rrjetet sociale. Megjithatë, mbrëmjen e djeshme ajo vendosi të sqarojë arsyet e këtij vendimi.
Sipas këngëtares, një ndër faktorët kryesorë ishte vështirësia e përshtatjes me jetesën në ambientet e fermës, veçanërisht bashkëjetesa në kushte të kufizuara. Ajo theksoi se eksperienca, ndonëse e veçantë, ka qenë e vështirë për karakterin e saj.
“Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Përjetova disa dinamika që nuk do i kisha ëndërruar në jetë. Kam qenë shumë e lumtur dhe e emocionuar. Kam qarë dhe qeshur pa fund.
Unë nuk erdha për të triumfuar. Erdha tek Ferma Vip për të sfiduar veten. Ajo vajza e qytetit, që është rritur në apartament dhe në një familje të vogël. Kam dashur që në 24 orëshin e parë të ikja, por kam qëndruar për respekt. Nuk kam fjetur për orë. Edhe kur flija zgjohesha e trembur. Kam përjetuar ankth dhe atak paniku nga izolimi, kamerat. Nuk ishte gjëja ime. Ardhja e nënës time më bëri të reflektoj pak. Unë jam një natyrë që e kritikoj veten. Kam qenë e vërtetë dhe nuk kisha asnjë intrigë. Edhe ata që më duan e njerëzit e mi, kanë parë Jonidën e vërtetë. Unë e kisha ndarë mendjen. Vetëm me Vanesën kisha kimi, me Donën dhe Sonin jo. Unë të premte do dilja, por bëra një rezyme dhe dola”, u shpreh këngëtarja.
Largimi i saj vjen në një moment kur dinamika në shtëpinë e “Fermës VIP” po bëhej gjithnjë e më intensive, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kjo në rrjedhën e mëtejshme të lojës.







