E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Videoja që ‘shuan’ thashethemet, Jonida Maliqi dhe Alessio nuk fshihen më
Lajme

Videoja që ‘shuan’ thashethemet, Jonida Maliqi dhe Alessio nuk fshihen më

Pas largimit të parakohshëm nga spektakli Ferma VIP, Jonida Maliqi duket se nuk ka më arsye të qëndrojë larg vëmendjes mediatike, këtë herë jo për karrierën, por për jetën personale.

Prej javësh, në mediat rozë qarkullonin aludime për një lidhje të mundshme mes saj dhe Alessios, ish-pjesëmarrës në Big Brother VIP Albania. Në atë kohë, gjithçka mbetej në kuadrin e thashethemeve, edhe për shkak se këngëtarja ishte ende pjesë e “Ferma VIP” dhe e shkëputur nga dinamika e jashtme.

Por tani duket se situata ka marrë një kthesë të qartë.

Një video e publikuar së fundmi në rrjet ka “vulosur” atë që përflitej prej kohësh: Jonida Maliqi dhe Alessio janë parë duke ecur krah njëri-tjetrit në një ambient publik, pa tentuar të shmangin vëmendjen.

Nëse më parë dyshja përpiqej të qëndronte larg syrit të publikut dhe çdo informacion mbetej në nivel burimesh jozyrtare, tashmë duket se nuk kanë më asnjë rezervë për t’u shfaqur së bashku. Edhe pse mungon një konfirmim i drejtpërdrejtë nga ana e tyre, gjuha e trupit dhe qëndrimi i hapur në publik flasin më shumë se çdo deklaratë.

Ajo që dikur ishte thjesht një zë, sot po merr formë konkrete. Dhe mesa duket, këtë herë, nuk ka më vend për dyshime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.