E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkatërrohet grupi i prostitucionit në Shkodër, 5 të arrestuar
Lajme

Shkatërrohet grupi i prostitucionit në Shkodër, 5 të arrestuar

Një operacion i zhvilluar nga Policia në Shkodër ka çuar në zbulimin e një rrjeti prostitucioni që vepronte në ambiente të marra me qira, duke përfunduar me arrestimin e pesë personave dhe procedimin penal të një tjetër shtetaseje.

Sipas burimeve zyrtare, aktiviteti i paligjshëm zhvillohej në dy apartamente të përshtatura posaçërisht për këtë qëllim. Në pranga ranë tre shtetase nga Kolumbia, të cilat dyshohet se ushtronin prostitucion në këto ambiente, si dhe dy shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Operacioni, i koduar “Rent Home 3”, identifikoi një prej apartamenteve në lagjen “3 Heronjtë”, ku shërbimet policore ndërhynë duke kapur në flagrancë personat e përfshirë.

Të arrestuarit janë: A.M., 48 vjeçe, P.B., 32 vjeçe dhe D.R., 27 vjeçe, të gjitha shtetase kolumbiane, si dhe F.V., 28 vjeç nga Vermoshi dhe K.G., 24 vjeç nga Bajza.

Nga hetimet rezulton se tre shtetaset e huaja kishin marrë me qira ambientin dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm. Ndërkohë, procedim penal ka nisur edhe për shtetasen D.D., 27 vjeçe, e dyshuar për dhënien me qira të ambienteve duke qenë në dijeni të përdorimit të tyre për prostitucion.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një shumë parash që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari, si dhe gjashtë telefona celularë që pritet të shërbejnë si prova në vijim të hetimeve.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.