E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Horrori në Tepelenë, njëri prej të rinjve ngel pa gjymtyrë
Lajme

Horrori në Tepelenë, njëri prej të rinjve ngel pa gjymtyrë

Zbardhen emrat e dy të dëmtuarve

Zbardhen identitetet e dy të rinjve të plagosur nga shpërthimi i një granate në fshatin Mamaj, në Tepelenë. Bëhet fjalë për Lisjen Shehu, 34 vjeç, dhe Xhuljano Sala, 28 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve pas ngjarjes së rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në një kasolle ku dyshohet se mbaheshin lëndë shpërthyese në mënyrë të paligjshme. Raportohet se një prej të rinjve ka qenë duke mbajtur një granatë, e cila ka shpërthyer në dorën e tij, duke i shkaktuar dëmtime shumë të rënda, me dyshime për humbjen e të dyja duarve.

I plagosuri është transportuar fillimisht në spitalin lokal dhe më pas është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Ndërkohë, Xhuljano Sala ka pësuar dëmtime në kokë dhe fytyrë dhe ndodhet në gjendje të rënduar në spitalin e Gjirokastrës, në pritje për transferim drejt kryeqytetit.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të përcaktuar origjinën e lëndës shpërthyese, e cila dyshohet se mbahej në mënyrë të paligjshme.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 13:40, dy shtetasit janë paraqitur në spital me dëmtime të shkaktuara dyshohet aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të papërcaktuar, në një ambient pranë banesës së babait të njërit prej tyre, në fshatin Mamaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.