E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi me akuza të forta: Zyrtarë të Policisë, në shërbim të krimit
Denoncime

Denoncimi me akuza të forta: Zyrtarë të Policisë, në shërbim të krimit

Dyshimet për lidhje me narkotrafikun, call center-at dhe mbrojtje nga brenda strukturave shtetërore

Deputeti i opozitës, Flamur Noka, ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh denoncues që, ku ngrihen akuza të rënda ndaj disa drejtuesve të policisë dhe personave të tjerë.

Në mesazhin e bërë publik përmenden emra konkretë, si Dashamir Bendo, për të cilin pretendohet se ka lidhje me aktivitete kriminale dhe mbrojtje të personave të përfshirë në lojëra fati dhe veprimtari të paligjshme. Po ashtu, përmendet edhe Bledar Gavelli, i cilësuar në mesazh si i përfshirë në narkotrafik.

Në denoncim përmendet gjithashtu edhe Erion Ismaili, për të cilin pretendohet se ka pasur rol në mbështetjen e aktiviteteve të paligjshme, si dhe Granit Pepnika, i lidhur sipas mesazhit me mashtrime përmes call center-ave.

Një tjetër emër i përmendur është Arens Çela, për të cilin pretendohet në mesazh për lidhje dhe mbrojtje të mundshme ndaj personave të përfshirë. Po ashtu, përmendet edhe Lorenc Panganika në lidhje me emërime dhe ndikime në struktura të caktuara.

Vetë Noka, në reagimin e tij, shprehet se “drejtues të policisë janë aksionerë në veprimtari kriminale”, duke shtuar se emrat e tyre nuk do të harrohen dhe se do të mbahet përgjegjësi për çdo dëm ndaj qytetarëve.

“CV-ja “e pasur” me horrllëqe e armiqve të opozitës. #Drejtues të policisë janë aksionerë në veprimtari kriminale, nga narkotrafiku te lojërat e fatit.

Emrat e tyre nuk do i rehabilitojë koha dhe as do i shpëtojë harresa. Ne i kemi memorizuar cilët janë. Secili prej tyre do të mbajë përgjegjësi për çka i ka shkaktuar qytetarëve 🤔,” shkruan Noka.

Megjithatë, duhet theksuar se këto janë pretendime të publikuara në një mesazh denoncues dhe mbeten të pakonfirmuara nga autoritetet zyrtare. Deri më tani nuk ka një reagim nga Policia e Shtetit lidhur me këto akuza.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.