Goditet rrjeti i prostitucionit në Turqi, prangoset vëllai i Nusretit
Autoritetet turke kanë goditur një rrjet prostitucioni dhe krimi të organizuar, duke vënë në pranga Özgür Gökçe, vëllain e shefit të njohur Nusret Gökçe.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, Gökçe dyshohet se ka qenë i përfshirë në ndërmjetësimin dhe organizimin e aktivitetit të paligjshëm, së bashku me persona të tjerë. Skema funksiononte përmes dhënies me qira të banesave dhe dhomave hoteli, ndërsa komunikimet dhe koordinimi realizoheshin përmes aplikacioneve telefonike.
Hetimet kanë nxjerrë në pah edhe dyshime për pastrim parash. Sipas autoriteteve, të ardhurat nga aktivitetet ilegale qarkulloheshin përmes llogarive bankare të personave të tretë, të cilët përfitonin komisione për përdorimin e tyre. Brenda një viti, në këtë rrjet dyshohet se kanë kaluar rreth 15 milionë lira turke.
Operacioni policor u zhvillua më 17 prill në disa qytete të Turqisë, përfshirë Stambollin, Ankaranë, Samsun dhe Diyarbakır, ku u ushtruan kontrolle në 14 adresa të ndryshme.
Në total u arrestuan 13 persona, nga të cilët 7 janë lënë në paraburgim, përfshirë edhe Özgür Gökçe, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të këtij rrjeti vijojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



