2 makina përplasin “brirët” në Memaliaj, 8 persona në spital
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Tepelenë–Krahës, pranë fshatit Iliras në Memaliaj, duke shkaktuar panik dhe ndërhyrje të menjëhershme të shërbimeve emergjente.
Sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin ndërsa lëviznin në drejtime të kundërta, në rrethana që ende nuk janë bërë plotësisht të qarta.
Si pasojë e përplasjes së fortë, 8 persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Gjirokastrës, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



