E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përshkallëzohet protesta, i vihet flaka Ministrisë së Arsimit
Lajme

Përshkallëzohet protesta, i vihet flaka Ministrisë së Arsimit

Studentët janë rikthyer për të dytën ditë radhazi në protestë para Ministrisë së Arsimit, ku tubimi i nisur në orën 11:00 është shoqëruar me tensione edhe më të forta se një ditë më parë.

Protestuesit kanë përdorur kangjellat për të ngritur një barrikadë, ndërsa më pas u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe materialeve reklamuese në rrugë. Gjatë përplasjes, në drejtim të efektivëve të policisë janë hedhur gurë dhe sende të forta.

Situata është përshkallëzuar më tej kur nga godina e Ministrisë së Arsimit është parë të dalë tym i zi. Në pamjet nga vendngjarja janë dalluar gjithashtu flakë në njërën prej dritareve të katit të dytë, ndërsa mbetet e paqartë nëse tymi është shkaktuar nga një zjarr apo nga përdorimi i një flakadani tymues.

Gjatë zhvillimeve, disa prej protestuesve kanë kaluar murin rrethues dhe kanë depërtuar brenda perimetrit të institucionit.

Për të shpërndarë turmën, policia ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe shërbimi zjarrfikës për të ndërhyrë dhe shuar flakët.

Protesta e ditës së dytë para Ministrisë së Arsimit shënon një përshkallëzim të situatës, me përplasje mes studentëve dhe policisë, dëmtime në hapësirat përreth dhe ndërhyrje të forcave të rendit dhe zjarrfikësve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.