Salianji shpërthen ndaj Berishës: Zoti fosile, ti shet shpirtin për lek
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Sali Berishës lidhur me garën për drejtimin e partisë, duke e kthyer debatin në një përplasje të drejtpërdrejtë politike.
Në reagimin e tij publik, Salianji përdor një gjuhë të fortë dhe akuza personale, duke e akuzuar Berishën për lidhje të fshehta me qeverinë e Edi Rama. Ai pretendon se, ndërsa vetë përballet me pasoja ligjore për qëndrimet e tij opozitare, Berisha përfiton financiarisht nga sistemi që kritikon.
Salianji shkon më tej, duke ngritur dyshime për përfshirje në përfitime nga tendera, leje ndërtimi dhe projekte të mëdha ekonomike, ku përmend edhe emra të tjerë të qeverisë, si Belinda Balluku. Sipas tij, këto lidhje shpjegojnë mungesën e publikimit të dosjeve komprometuese ndaj figurave të caktuara.
Në thelb të reagimit është edhe çështja e garës brenda Partisë Demokratike. Salianji akuzon Berishën për bllokim të procesit, duke e lidhur këtë me frikën nga humbja e kontrollit dhe përballja me drejtësinë. Ai e krahason ndalimin e tij për të kandiduar me vendime të ngjashme që, sipas tij, vijnë nga qeveria, duke folur për një “dakordësi” politike mes palëve.
Në fund, Salianji paralajmëron një përballje të hapur politike, duke deklaruar se do të kundërshtojë si Berishën ashtu edhe kryeministrin Edi Rama, duke e paraqitur situatën si një konflikt të dyfishtë brenda dhe jashtë opozitës.
Reagimi i plotë
Sali “kolltuku”, plaku i lumtur në azilin e Ramës! Unë bëj burg, ti Sali bën lek nga regjimi i Ramës!
Ty Sali, të nxjerr Rama nga burgu se i duhesh, mua më fut në burg Rama se e mund, por për mjeranin e azilit të Ramës që je kthyer ti, unë që bëj burg “shitem”.
Me Ballukun ti Sali merr leje, licenca e tendera, por unë zhurmoj. O zoti fosile, Ballukun dhe Agasin nuk i bashkoi dot Rama, jo unë. I vetmi që i ke bashkuar në një formë je ti, se paguheshe nga të dy edhe nga Agasi, edhe nga Balluku. Prandaj nuk i nxjerr dot dosjet e të dyve. Publikoji të plota, frikacak.
Ti Sali për lek shet edhe shpirtin. Nuk të mjaftojnë koncesionet, lejet, kullat, tenderat, minierat, hidrocentralet, parqet, bregdeti dhe malet që po i shqyen bashkë me Ramën; dhe për të përfituar këto, nuk ke asnjë merak të legenosesh!
Sali “kolltuku”, ti sa herë flet, legenosesh; por të jesh kaq i ulët moralisht në moshën 82-vjeçare është gëzimi më i madh për çdo njeri që s’të do mjafton të të shohë si je katandisur dhe e merr “satisfaksionin” e jetës.
Tani, meqë legenosesh me burgun, unë nuk ia fal as Ramës dhe as ty 1 vit heqje lirie, as heqjen e mandatit dhe as ndalimin e kandidimit. Njësoj si Rama edhe ti: ai më ndaloi kandidimin për deputet, ti për kryetar.
I vetmi njeri që është marrë në patronazh nga Rama je ti. Të ka parkuar në azil luksi e të jem ushqimin qe do ti, paratë! Je me halle me drejtësinë dhe të mbajnë peng, prandaj nuk lejon garë. Nuk ke bërë asnjë ditë burg, ndërkohë që i vetmi deputet dhe zyrtar i PD që ka bërë burg pa pasur asnjë ditë pushtet jam unë, me dakordësinë e regjimit Rama–Berisha.
Por ti njihesh si mosmirënjohës, që e ha fjalën dhe gjithçka që ke bërë vetë ia ngjit kundërshtarit.
Të mban Rama në azil luksi, duke të dhënë garanci që ti nuk prekesh nga ligji; prandaj nuk lejon garë. Por do çmontohesh Sali, do çmontohesh si kambalec i Edi Ramës, do çmontohesh si segmenti i keqpërdorur dhe i blerë nga Edi Rama. Do ju çmontojmë të dyve, e ke marrë rrugën!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



