E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksion ‘blic’ në burgun e Fushë-Krujës dhe Peqinit, gjenden disa celularë
Lajme

Aksion ‘blic’ në burgun e Fushë-Krujës dhe Peqinit, gjenden disa celularë

Kontrollet e befasishme dhe të intensifikuara në institucionet e vuajtjes së dënimit në vend kanë nxjerrë në pah raste të reja të posedimit të sendeve të ndaluara, kryesisht telefona celularë, duke ngritur sërish shqetësime mbi sigurinë në burgje.

Në burgun e Fushë Krujës, gjatë një kontrolli të ushtruar në ambientet e jashtme, autoritetet kanë zbuluar dhe sekuestruar tre telefona celularë.

Ndërkohë, në IEVP Peqin, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke konstatuar dhe sekuestruar një tjetër pajisje të ngjashme.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në të dy rastet janë ndërmarrë menjëherë veprimet procedurale përkatëse, ndërsa është vënë në dijeni edhe struktura e brendshme e kontrollit për të vijuar hetimet dhe për të identifikuar përgjegjësit e mundshëm.

Autoritetet bëjnë të ditur se aksionet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, duke zbatuar një qasje të rreptë të “tolerancës zero” ndaj çdo shkeljeje.

Qëllimi kryesor mbetet forcimi i rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, si dhe parandalimi i futjes dhe përdorimit të sendeve të ndaluara nga personat që vuajnë dënimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.