Arsenal-Atletico Madrid, sot mësohet finalisti i parë i Champions League
Një nga përballjet më të rëndësishme të sezonit në UEFA Champions League zhvillohet këtë mbrëmje në Londër, ku Arsenal pret Atlético Madrid në gjysmëfinalen e kthimit. Ndeshja e parë në Madrid u mbyll në barazim 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për 90 minutat vendimtare.
Ky duel do të përcaktojë skuadrën e parë finaliste, e cila do të sigurojë biletën për finalen e madhe të 30 majit në Budapest. Nëse koha e rregullt përfundon sërish në barazim, sfida do të shkojë në shtesë, ndërsa nuk përjashtohet as skenari dramatik i penalltive.
Në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri Mikel Arteta do të duhet të bëjë pa të dëmtuarit Mikel Merino dhe Jurrien Timber. Nga ana tjetër, Diego Simeone nuk do të ketë në dispozicion Pablo Barrios dhe Nicolas Gonzales.
Takimi do të drejtohet nga arbitri gjerman Daniel Siebert.
Formacionet e mundshme:
Arsenal: Raya; White, Saliba, Gabriel, Hincapie; Eze, Zubimendi, Rice; Saka, Martinelli, Gyokeres
Atlético Madrid: Oblak; Llorente, Pubill, Hancko, Ruggeri; Simeone, Cardoso, Koke, Lookman; Griezmann, Alvarez
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



