Shkrumbohet nga flakët banesa në Gjirokastër
Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në një banesë në fshatin Zhulat, pjesë e Njësisë Administrative Cepo, në Gjirokastër.

Sipas burimeve nga vendngjarja, kur forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në zonë, flakët kishin përfshirë pothuajse të gjithë banesën.

Ndërhyrja ka qenë e menjëhershme, ndërsa efektivët kanë punuar për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Paraprakisht mësohet se shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë oxhaku, i cili ishte ndezur nga e moshuara që jetonte në banesë në momentin e incidentit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale dhe konsiderohen të konsiderueshme.

Ndërkohë, shërbimet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi vijojnë punën për shuarjen e plotë të vatrave të mbetura dhe për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



