Konfirmohet lidhja, Jonida Maliqi dhe Alesio udhëtojnë bashkë si çift
Pas javësh të tëra aludimesh dhe spekulimesh në mediat rozë, duket se tashmë gjithçka është më e qartë: Jonida Maliqi dhe Alesio Aliaj janë fotografuar për herë të parë së bashku në një aeroport, duke konfirmuar në mënyrë indirekte lidhjen e tyre.
Prej kohësh përflitej për një raport mes këngëtares dhe Alesios, por deri më tani gjithçka kishte mbetur në nivel thashethemesh. Situata u bë edhe më e paqartë për shkak të angazhimit të Jonidës në Ferma VIP, ku ajo ishte e izoluar nga realiteti jashtë.
Megjithatë, pamjet e publikuara së fundmi në rrjet ka ndryshuar gjithçka. Dyshja shfaqen duke ecur krah njëri-tjetrit në një ambient publik, pa bërë përpjekje për t’u fshehur nga sytë e njerëzve. Ky moment është parë si një “vulosje” e asaj që prej kohësh përflitej.

Në të kaluarën, çdo informacion për ta vinte nga burime jozyrtare dhe ata shmangnin ekspozimin publik. Por tani, duket se nuk e kanë më problem të shfaqen hapur, edhe pse ende mungon një konfirmim i drejtpërdrejtë nga ana e tyre.
Shenjat e para të një afërsie mes tyre u vunë re edhe gjatë qëndrimit të Alesios në spektakël, ku ai reagoi emocionalisht kur u transmetua një këngë e Jonidës. Deklaratat e tij në atë kohë ngritën shumë pikëpyetje, sidomos kur ai la të kuptohej për një lidhje më të thellë se ajo profesionale.
Edhe në emisionin Goca dhe Gra, i moderuar nga Rudina Dembacaj, Alesio u përball me pyetje të drejtpërdrejta për natyrën e marrëdhënies me këngëtaren, por ai zgjodhi të qëndrojë i rezervuar.
Megjithatë, pamjet e fundit duket se kanë hequr çdo dyshim: ajo që dikur ishte vetëm një zë në prapaskenë, tani po merr formë të qartë në publik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



