Mehdi Malkaj: Ndrenika është mal artistik, por si njeri u bë pis!
Aktori i njohur kritikon largimin nga kauza e teatrit dhe reagimet në gjykatë
Mehdi Malkaj ka reaguar lidhur me skenat e fundit në gjyqin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, ku disa aktorë u shfaqën duke u përqafuar me të në ambientet e Gjykata Administrative.
Mes tyre ishte edhe aktori i njohur Robert Ndrenika, për të cilin Malkaj shprehu vlerësim të lartë artistik, por kritikoi qëndrimin e tij në raport me çështjen e Teatrit Kombëtar.
Në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto”, Malkaj u shpreh:
“Ndrenika është aktor, mal i madh. Por Ndrenika është dhe njeri që u bë pis qëkur iku nga kauza e teatrit. Ky iku jo pa kaluar fadroma po pa kaluar asgjë. Kur iku ai, ikën dhe një grup njerëzish. Kjo merret sikur ne që ishim kundër prishjes, jemi dhe kundër teatrit të ri. Unë jam 1000 herë më pro se sa vetë kryebashkiaku, jan kam thënë dhe atij. Ishte muza dhe dashuria e gjithë popullit shqiptar, teatri kombëtar. Vazhdojnë të thonë atë që e kam thënë me kohë. Komunizmi është këmbëkryq këtu. Berti është mal i madh artistik, por këtë malin e dërrmoi ai Berti si njeri”.
Deklarata e tij rikthen në vëmendje debatet e forta që kanë shoqëruar prej vitesh çështjen e Teatrit Kombëtar, duke nxjerrë në pah ndarjet mes artistëve për këtë temë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



