E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
83 milionë lekë nga paratë e qytetarëve për luksin e Nertilit
Lajme

83 milionë lekë nga paratë e qytetarëve për luksin e Nertilit

Kryebashkiaku i Selenicës blen fuoristradë teksa rrugët mbeten me gropa

Ndërsa banorët e Selenicës vijojnë të përballen me mungesë investimesh dhe infrastrukturë problematike, prioritetet e drejtuesve vendorë duket se ndjekin një tjetër drejtim.

Sipas një dokumenti të bërë publik së fundmi, Bashkia Selenicë ka përfunduar procedurat për blerjen e një automjeti të tipit SUV, me një vlerë që arrin në 83 milionë lekë.

Në këtë proces tenderimi kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë, por në fund është shpallur fituese vetëm një prej tyre, pasi të tjerët janë skualifikuar gjatë procedurës. Kompania fituese ka paraqitur një ofertë sa fondi limit, pa asnjë ulje nga vlera e parashikuar.

Dokumentacioni teknik tregon se kërkesat për automjetin kanë qenë të detajuara dhe të orientuara drejt një niveli të lartë komoditeti. Mes specifikimeve përfshihen një SUV fuoristradë jo më i vjetër se viti 2017, me sistem pasqyrash dhe xhamash elektrikë, si dhe pajisje sigurie si Airbag (minimumi gjashtë).

Ky vendim ka ngjallur diskutime, pasi vjen në një kohë kur infrastruktura rrugore në zonë mbetet problematike dhe kërkon ndërhyrje të vazhdueshme. Për shumë qytetarë, një investim i tillë ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si po përcaktohen prioritetet e shpenzimeve publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.