Motra e Bes Kallakut reagon publikisht për partneren e re të aktorit
Pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj, jeta personale e Bes Kallakut vazhdon të jetë në fokus të publikut dhe mediave. Kohët e fundit, në rrjetet sociale kanë qarkulluar aludime mbi një lidhje të re të aktorit, ndërsa një reagim i motrës së tij, Ana Kallaku, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në “Instagram Story”, ajo u pyet rreth partneres së re të Besit dhe u përgjigj shkurt, por me nënkuptim: “Paskam pritur 33 vite për të.” Kjo deklaratë është interpretuar gjerësisht si një sinjal pozitiv për marrëdhënien që familja ka krijuar me vajzën që duket se i ka rikthyer buzëqeshjen aktorit.
Prej disa muajsh, vetë Bes Kallaku ka lënë të kuptohet se ka nisur një kapitull të ri në jetën sentimentale pas divorcit. Ai madje ka përmendur publikisht emrin e partneres së re, Ejona, gjatë një koncerti, ku u shpreh: “Dua të falenderoj Zotin që më në fund më solli afër dikë që më solli edhe buzëqeshjen. Ejona, të dua!”
Megjithatë, aktori ka zgjedhur të tregojë kujdes në ekspozimin e kësaj marrëdhënieje, duke mos e zbuluar plotësisht identitetin e partneres në rrjetet sociale. Në një nga postimet e fundit, ai publikoi një foto romantike ku shfaqet i përqafuar me të, por pa e bërë të dukshëm portretin e saj, duke ruajtur kështu një dozë privatësie rreth kësaj historie të re.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



