Akuzohej për pedofili ndaj të bijës 5 vjeçe, jepet vendimi për Edison Shulin
Është dhënë sot masa e arrestit për 36 vjeçarin nga Korça, i cili një vit më parë u akuzua se kishte ngacmuar seksualisht të bijën, 5 vjeçe.
Gjykatat e Rrethit Korçë e ka dënuar shtetasin Edison Shuli me 6 vite burg. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një vit më parë, ku Shuli u denoncua nga bashkëshortja e tij për ngacmime të përsëritura ndaj së bijës së mitur, ku edhe ekspertiza mjeko-ligjore e konfimoi diçka te tille. Mbi Edison Shulin, rëndon edhe akuza e dhunës psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes.
Nga deklarimet e gruas dhe akt ekspertimi i psikologeve, rezultonte që 36 vjeçari, prej 3 muajsh kryente vepra të turpshme me të bijën. Familjaret e Edison Shulit, i mohuan akuzat, duke i konsideruar sajesa të nuses , e cila donte të divorcohej, për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Sipas familjareve, prej muajit prill i vitet te kaluar dhe në vazhdim, gruaja e akuzonte Edison Shulin se zhvishej në prani të vajzës së mitur dhe e prekte atë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



