E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I penduari i drejtësisë rrëfen si u sulmua biznesi i Noizy-t
Lajme

I penduari i drejtësisë rrëfen si u sulmua biznesi i Noizy-t

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dhënë dëshminë e tij në procesin penal ndaj të akuzuarve për aktivitetin e dyshuar kriminal të grupit të lidhur me Laert Haxhiun. Para trupës gjykuese, ai ka rrëfyer në detaje një episod të rëndë që lidhet me vendosjen e një sasie tritoli në një biznes në pronësi të reperit Noizy.

Sipas deklarimeve të tij, gjithçka ka nisur nga një konflikt verbal në rrjetin social TikTok, ku janë përfshirë Kleviol Ahmetaj dhe Noizy, duke shkëmbyer ofendime publike. Kjo përplasje, sipas Tafanit, ka shërbyer si shkëndijë për përshkallëzimin e situatës.

Në vijim të dëshmisë, ai ka përshkruar mënyrën se si u organizua ngjarja, përgatitjen e lëndës plasëse, lëvizjet e grupit gjatë natës dhe momentin e shpërthimit.

“Kleviol Ahmetaj me Noizyn janë zënë, janë ofenduar nëpër TikTok. Pastaj ka shkuar në Durrës Klevioli. Laerti i ndiqte në TikTok, e kishte shok Kleviolin. Po diskutonim dhe po thoshte Laerti t’i bënin diçka Noizyt se ka rrahur Kleviolin, t’i vendosnim tritol.

Atë natë mori e ëma Laertin, dhe po e pyeste që pse e goditën Kleviolin. E vunë në sedër, motra dhe e ëma.

Kaloi pak dhe tha, çohuni, vendosini tritol. E bëmë gati. Kishim tritol te shtëpia. E merrnim në Tepelenë. U çuam e bëmë gati, disa 100 gramshe. E izoluam me ngjitës, e bëra unë.

Kishim benzin e zi që e kishim marrë te Palma Nova. Vendosëm targat e një benzi te makina ime. E dinte Lulzim Spahia ku do shkonim. Ai tha ta hidhnim në lokal, në katin e dytë ishin xhamat hapur me karriget aty në shesh, brenda.

Parkova në dalje makinën. Lulzimi ndezi makinën. Nuk po gjeja shkallët. U ktheva prapë te makina, i thashë nuk po gjej shkallët. Lulzimi foli me Laertin. I thashë unë ta vendosnim te dyqani poshtë. E vendosim te dyqani i rrobave thamë. E vendosa, ndeza fitilin dhe ika. E dëgjuam që shpërtheu në ecje. Erdhëm në Astir. Parkuam makinën,” ka rrëfyer ai në GJKKO.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.