Berisha ‘shigjeton’ Spiropalin për Ramën: I the Skënderbe dhe të flaku!
Deputetja: Kur të çlirosh partinë, opozitën, mund të flasim
Seanca parlamentare është shoqëruar me tensione dhe replika të forta mes kreut të opozitës, Sali Berisha, dhe deputetes socialiste Elisa Spiropali.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha ka sulmuar Spiropalin me një deklaratë ironike, duke iu referuar qëndrimeve të saj ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Dhe ju që po më shihni atje, do u bëj një pyetje unë këtu, si ka mundësi që ajo e quan Pallosh i Gjatë dhe ai bën gjithçka për ta mbrojtur, kurse ti e quan Skënderbe dhe të flak. Cila është arsyeja?”, tha Berisha.
Nga ana tjetër, Elisa Spiropali iu përgjigj menjëherë akuzave, duke e cilësuar Berishën si një figurë kontradiktore në raport me sistemin politik në vend.
“Sali, je i pabesueshëm sepse njëkohësisht edhe denoncuesi më i madh, edhe garantuesi më i madh i sistemit. Kur të çlirosh sistemin, kur të çlirosh partinë, opozitën, mund të flasim këtu dhe ndoshta termat doktor do të të ngjisin më shumë. Sot për sot, kontradikta e të qenit edhe denoncues, edhe garantues, u jep qytetarëve të drejtën mos të të besojnë”, tha Spiropali.
Debati mes palëve është një tjetër episod i përplasjes së fortë politike në Kuvend, që vijon të dominojë diskursin mes mazhorancës dhe opozitës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



